Mendohet të jetë ndërtuar mbi 300 vjet më parë dhe ndonëse është vjetruar ende qëndron në këmbë.
Kjo shtëpi është ndër më të vjetrat në rrethinën e Mitrovicës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAdnan Koroglu, njëri nga trashëgimtarët e saj, ka thënë se shtëpia është trashëguar brez pas brezi duke i rezistuar kohës.
Dikur shtëpia e familjes Koroglu bënte konak mysafirë nga vendet e ndryshme, ndërsa prej pasluftës është e pabanueshme dhe duke u shkatërruar.
“Ekspertët e kanë vlerësuar shtëpinë që daton dikur 300-350- vjet më parë. Ndryshe është ndër 5 shtëpitë më të vjetra në Mitrovicë. Kjo është shtëpia e familjes Koroglu nga këtu e kam stërgjyshin, gjyshin, babai dhe ne 3 vëllezërit po e trashëgojmë këtë shtëpi”, tha Koroglu.
Jo vetëm vjetërsia, por edhe stili i ndërtimit e renditja e dhomave e bëjnë shtëpinë të veçantë.
“Shtëpia është e ndërtimit me arkitekturë osmane. Ka një dhomë të madhe, ngjitur me të janë 4 dhoma 1 korridor dhe një “qyshk” ndryshe thirret lloj i ballkonit ku në çdo mëngjes kem pi çaj. Në katin e parë janë 2 dhoma korridori, kuzhina dhe banjë e ndërtuar më vonë. Ndryshe e kemi pasur edhe kuzhinën verore në oborr që janë gatuar ushqimet në mënyrë që të ruhet shtëpia nga zierjet”, tha Koroglu.
Shtëpia e familjes Koroglu, është shtëpia më e vjetër e qytetit të Mitrovicës, e cila është edhe pjesë e listës së trashëgimisë kulturore.
Megjithatë, familjarët thonë se shteti nuk bëri kurrë asgjë për ta mirëmbajtur objektin e veçantë.