Nëntori njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e mushkërive. Në Kosovë vitet e fundit ka pasur rënie të këtij lloji të kancerit. Për periudhën janar-nëntor të këtij viti janë regjistruar gjithsej 115 raste me kancer të mushkërive.
Për periudhën e njëjtë të vitit paraprak vitin e kaluar janë të regjistruara gjithsej 200 raste të tilla, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, sipas onkologut, Ilir Kurtishi, kjo rënie prej 30 për qind arsyetohet me ndaljen e shërbimeve radiologjike në vend për shkak të pandemisë COVID-19.
Këtë vit për shkak të gjendjes pandemike thotë se nuk do të ketë aktivitete.
Kurtishi ka treguar se si po ndikon virusi COVID-19 në mushkëri.
Ka folur edhe rreth parandalimit të kësaj sëmundjeje.
Mënyra e mjekimit, sipas tij, është e njëjtë pothuajse te çdo lloj kanceri.
Kanceri i mushkërive është kanceri i katërt më i shpeshtë në Evropë, i cili përfaqëson 85-90 për qind të kancerit të mushkërive. Duhanpirja është faktori madhor i riskut, për zhvillimin e kancerit të mushkërive.