Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për shtatë muaj evidentohen 1.530 raste të reja me kancer

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave dhe të Klinikës së Onkologjisë tregojnë për rritje retroaktive të rasteve me sëmundje malinje. E ekspertë shëndetësorë theksojnë se, krahas faktorëve gjenetikë, rritjes së numrit i kontribuojnë edhe abuzimi me duhan, ndotësit e ajrit dhe të ushqyerit joadekuat

Brenda shtatë muajve të këtij viti, 1 mijë e 530 raste të reja me sëmundje malinje janë evidentuar në të gjithë Kosovën.

Teksa kjo shifër është e përafërt me atë të periudhës së njëjtë të një viti më parë, të dhënat e Agjencisë së Statistikave flasin për rritje retroaktive të rasteve me kancer. Bazuar në të dhënat e ASK-së, më 2023 janë regjistruar 4 mijë e 165, teksa më 2022, 3 mijë e 110 raste të reja me kancer.

Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë, ka paralajmëruar se numri i rasteve të reja gjatë këtij viti mund të jetë më i lartë sesa që është evidentuar në klinikë.

“Deri në këtë muaj, ne kemi identifikuar rreth 1530 raste. Ky numër mund të jetë më i lartë dhe me krahasu me vitin e kaluar, kemi një rritje të lehtë, meqenëse 3 muajt e parë të këtij viti pati një ngritje të rasteve”, ka thënë Kurteshi.

Ai bëri të ditur se në Onkologji aktualisht marrin trajtim afro 5 mijë persona të prekur nga kanceri.

Edhe Në vitin 2025 rreth 2 mijë raste të reja me kancer, rritje te moshat 30–50 vjeç Arbëri Në vitin 2025 rreth 2 mijë raste të reja me kancer, rritje te moshat 30–50 vjeç

Kurtishi ka theksuar se faktorët gjenetikë dhe ata të jashtëm vazhdojnë të jenë shkaktarët kryesorë për shfaqjen e sëmundjeve malinje, teksa si kontribuues ka numëruar abuzimin me duhan dhe me alkool, ekspozimin e tepërt në rreze të diellit, ndotjen e ajrit dhe ushqimin joadekuat.

Konsumimi i duhanit konsiderohet si një prej shkaktarëve kryesorë të shfaqjes së kancerit në mushkëri.

Pulmologu Besim Morina është shprehur se më të rrezikuarit janë ata që konsumimin e duhanit e nisin në moshë të re.

“Nëse një i ri fillon duhanin rreziku për me u zhvillu kanceri është shumë ma i madh nëse veç ai pi duhan nga mosha e re ose e rritur. Është shumë me rëndësi marrja e politikave agresive që e zvogëlojnë pirjen e duhanit dhe në këtë mënyrë zvogëlohet shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive”, ka thënë Morina.

Ai ka bërë thirrje për kujdes edhe në ushqim, tek ka thënë se kanceri i mushkërive është ndër më agresivët dhe me shkallë më të lartë vdekshmërie.

Edhe Mbi një mijë raste të regjistruara me kancer në Onkologji Arbëri Mbi një mijë raste të regjistruara me kancer në Onkologji

“Njerëzit që kanë kancer në mushkëri, shumica prej tyre e kanë prognozën shumë të keqe dhe përfundojnë me vdekje, për dallim prej llojeve të tjera të kancerit ku ka prognozë më të mirë. Kjo e bën më vdekjeprurës dhe kjo i shkakton këto statistika të këqija”, ka shtuar ai.

Kanceri i mushkërive është më i përhapuri në Kosovë, pas kancerit të gjirit. Deri në shtator, në Klinikën e Onkologjisë janë identifikuar rreth 190 raste të reja me këtë lloj të kancerit.