SOT

Në vend të festave, thirrje për mbrojtje nga Covid-19

Me festa të shumta pritej ditëlindja e KTV-së në çdo 22 shtator.

Po tash e 2 vjet pandemia jo vetëm që ka ndalur mbledhjet, por ka ndikuar edhe në punën e gazetarëve në përditshmëri.

Duke nisur nga emisioni i mëngjesit e deri në “Interaktiv”, në pandemi KTV-ja u ofroi shikuesve më shumë informata për siguri e mbrojtje nga virusi vdekjeprurës.

Me Agnesa Vitijën dhe emisionin SOT nis dita në KTV. Ajo iu bashkua ekipit pak para pandemisë dhe pjesë e bisedave përmend ato me mjekë, psikologë e sociologë.

Çdoherë me fokus te gjendja me pandeminë dhe informimi i saktë dhe i shpejtë.

Terenet janë një pjesë e pandashme e punës.

E për këta dy vjetët e fundit objektivat e kamerës cak i kishin klinikat infektive gjithandej nëpër Kosovë.

Atdhe Muriqi, kameraman në KTV për 20 vjet me radhë, thotë se këta dy të fundit kanë qenë më sfiduesit.

Por edhe të veçantë duke e parë edhe kujdesin që stafi e kanë për njëri-tjetrin.

Për sa më pak gabime kujdesen lektorët në duart e sytë e të cilëve kalon secila shkronjë.

Albulena Loshaj thotë se kishte lajme jo të mira për të infektuarit. Gëzohej kur shihte në tekste që lakorja po shkonte poshtë.

Maska e distanca tashmë me vaksinën janë mbrojtja më e mirë ndaj Covid-19.