Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KTV-ja i mbush 26 vjet

KTV 26 vjet

KOHAVISIONI sot shënon 26-vjetorin e nisjes së transmetimit.

Gjithçka nisi në hapësira të ngushta, por të mbushura me të rinj entuziastë. KTV-ja shpejt u bë shtyllë e fuqishme e KOHËS dhe e gazetarisë në Kosovë.

KTV-ja u themelua pas çlirimit të Kosovës, kur skenës mediale iu hapën mundësitë e rritjes dhe të avancimit. Duke ndjekur parimet etike e profesionalizmin e “Kohës Ditore”, Kohavisioni u ngrit si kanali më i besueshëm televiziv, ku punën e kryenin brezat e rinj.

Ky mision nisi në shtatorin e vitit 1990, me revistën javore “KOHA”, themeluar nga Veton Surroi. E, 10 vjet pas, negociatat me përfaqësues të Qeverisë amerikane rezultuan me shtysën më të madhe për themelimin e dy televizioneve të pavarura kombëtare në Kosovë, njëri nga ta ishte KTV-ja.

22 shtatori i vitit 2000 ishte dita e parë e një transmetimi që më nuk u ndal. Programi informativ, që e veçon edhe sot KTV-në, nisi me udhëheqjen e kryeredaktorit Dukagjin Gorani e drejtor i televizionit ishte Tomor Binishi.

Edhe “Gëzuar me KOHËN!” për festë e traditë Arbëri “Gëzuar me KOHËN!” për festë e traditë

Mbi 400 njerëz kanë dhënë kontribut e kanë marrë përvojë gjatë këtyre viteve të ngritjes së KTV-së, pronare dhe drejtoreshë menaxhuese e të cilës është Flaka Surroi.

Në një epokë ku media është në luftë për klikime, KOHA ka prioritet ruajtjen e etikës së gazetarisë dhe që lajmi të mbetet përherë i vërtetë.