Bjeshkët e Marashit janë atraksion i këtyre tre motoristëve prizrenas.
Rehat Haliti, Xhanel Osmani e Visar Koro shumicën e stërvitjeve i bëjnë në këto male, të cilat i konsiderojnë si të përshtatshme për motocross.
Ndonëse sporti i bashkoi para 4 vjetësh, nga klubi “Motocross Prizreni” ata cilësohen si treshja që nuk ndahet asnjëherë.
“Jemi 3 shokë që dalim shpesh me motocross nëpër vende të ndryshme malore, unë Xhaneli e Visari jemi bërë shokë nga ky sport. Zakonisht të 3 dalim pas punës, por edhe të dielave, ku zgjedhim terrene më të vështira. Secili nga ne e ka stilin e veçantë të të voziturit, marrim pjesë në gara të ndryshme”, thotë motoçiklisti, Haliti.
Rehat Haliti flet për pasionin e tij për motocrossin, duke u kushtuar rëndësi veshjes e mbrojtjes për shkak të rrezikshmërisë.
Edhe
Dren Mariqi sfidon malet me shpejtësi
“Para garave përgatitemi me të gjitha pajisjet, me goma të reja të motorit, po ashtu edhe veshjet duhet të jenë të sigurta me mbrojtëse patjetër, pasi duhet të kemi çdoherë veshje sportive. Edhe helmeta ka një rol mbrojtës gjatë ngasjes. Ky lloj sporti është i shtrenjtë, vetëm për një garë shpenzohen afro 500 euro”, thotë ai,
E, Xhanal Osmani thotë se vendosmëria në motocross është e domosdoshme për të pasur sukses.
“Në këtë sport më së shumti më ka pëlqyer motori, ambienti, malet. Zakonisht nëpër stërvitje apo edhe në gara ndodhin ngjarje jo të mira sikurse lëndime, por unë për vete nuk dorëzohem. Dëshiroj që rinia të marrë pjesë në çfarëdo lloj sporti që ajo pëlqen. Sporti i motocross është një sport me shumë adrenalinë”, tha Osmani.
Familja nuk e mbështeti, por Visar Koro punoi shumë vetëm për të arritur suksese.
Edhe
Partnerët me sport ekstrem, shijojnë adrenalinën e motokrosit
“Kam marrë pjesë gara në Shqipëri, ku kam fituar edhe vendin e parë. Edhe sportet e tjera i pëlqej, por ky sport më sjell ma adrenalinë. Familja nuk më ka mbështetur në sportin që aktualisht e praktikoj, por me forca të miat dhe me mbështetjen e djalit të hallës ia kam dalë që të vazhdoj akoma në këtë sport. Çdo sport e ka rrezikun e vet, por ky sport është më i rrezikshëm, për atë duhet të kemi kujdes gjatë stërvitjeve, në gara, si dhe nuk duhet të mungojnë veshjet dhe pajisjet adekuate të sportit”, deklaron Koro.
Motoçiklistët gjatë garave në vend dhe jashtë kanë rrëmbyer disa medalje, ku prej tyre edhe kanë triumfuar me çmime të para. Ata kanë thënë se i synojnë edhe garat ndërkombëtare.