SOT

Mërgimtarja dhuron flokët për fëmijët me kancer

Pushimet e saj verore në Kosovë vendosi t’i kujtojë me një gjest human. Kjo është 11-vjeçarja nga Gjermania që zgjodhi të presë flokët e saj për t’i dhuruar për fëmijët e sëmurë me kancer.

Learta, flokët me ngjyrë karamele ka mbi 3 vjet që po i rrit.

Ajo tregon se në shkollë u kanë mësuar që edhe në pushime të bëjnë diçka të vyer. Andaj këtë detyrë e mori përsipër ta realizojë në vendlindje.

Vendin për të prerë flokët thotë se ia tregoi tezja.

11-vjeçarja një shembull të tillë e ka parë edhe nga disa bashkëmoshatarë në Gjermani.

Dhurimi i flokëve thotë se po e bën të ndihet mirë.

Frizeri Erman Yavur fillon të bëjë gati flokët e shëndoshë të Leartës. Thotë se gjatësia e flokëve që ka tani i përshtatet për t’i prerë deri në 35 cm.

Përveç Leartës, Ermani thotë se në sallonin e tij ka shumë të tjerë që rrisin flokët për t’i dhuruar një ditë, e që kryesisht janë fëmijët.

Sipas tij, është më e lehtë edhe për të, për shkak që ato janë më të mirëmbajtura. Shton se flokët nuk duhen të jenë me ngjyrë natyrale.

Vazhdimisht kthen kokën në pasqyrë për të parë veten me flokët e shkurtër.

E pas krejt procedurave, thotë se po ndihet më ndryshe, por mirë.

Bashkë me prindërit tash ajo niset drejt organizatës “Një zemër për ty”, për të gëzuar një fëmijë me flokë të rinj.