Në lagjen Ulpiana në kryeqytet dalin për çdo ditë pensionistët për ta kaluar një pjesë të ditës te fontana. Por, jo të gjithë kanë dëgjuar që një nga vendimet e marra nga Qeveria më 1 nëntor lidhet me ta dhe daljen e tyre jashtë shtëpisë. Pensionistët këtu shprehin mendime të ndryshme. Disa mendojnë se vendimi është me vend.
Të tjerë mendojnë se personat më moshë nuk duhet të kenë kufizime të lëvizjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor ka edhe qytetarë që e shohin orarin si të papërshtatshëm, transmeton Koha.
Shumica prej tyre besojnë se pensionistët do ta zbatojnë vendimin për të dalë në orët që i ka përcaktuar qeveria.
Sidoqoftë, të hënën në këtë pjesë të qytetit edhe pas orës 10 ata kanë qarkulluar lirshëm pa u penguar nga policia.
Të moshuarit, në të njëjtën kohë, janë grup i ndjeshëm ndaj gripit sezonal dhe koronavirusit. Derisa nuk janë zbuluar ende vaksinat për koronavirus, ato të gripit sezonal ende nuk kanë ardhur në Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare.