Janë ditët e para të shkollës dhe nxënësit në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë, po mësojnë duke luajtur për ushqimin e shëndetshëm.
Në klasën e mësueses Blerta Zeqiri-Hasani të vegjlit duhet të gjejnë symbyllur frutën që kanë në duar.
Keqapi është i dashur për fëmijët, por ai rangohet si ushqim i dëmshëm.
Pushimin e gjatë fëmijët e kaluan duke konsumuar nga kutia e ushqimit e përgatitur nga prindërit në shtëpi.
Kjo metodë tashmë praktikohet në shumicën e shkollave të kryeqytetit, prej kur shujtat nga Komuna janë ndalur.
Edhe
Nisma për ndalim të shitjes së cigareve elektronike afër shkollave s’merr përkrahjen e shtetit
Kutia e ushqimit është rekomandim edhe i mësimdhënësve, në mënyrë që të vegjlit të mos dalin nga klasa për të blerë ushqime.
Banania është frutë që ndodhet në shumicën e kutive të fëmijëve në klasën e trettë në shkollën “Elena Gjika”.
E për më të rriturit shkolla ka bufenë e saj në të cilën synohet ushqim jo i shpejtë.
Se çka duhet të ketë në kutinë e ushqimit e përcakton kohëzgjatja e qëndrimit të fëmijëve në shkollë, thotë nutricistja Vala Pupovci.
Edhe
Ushqimet që duhet të shmangni pas moshës 50-vjeçare
Ndërkohë prindërit e filloristëve duhet t’i kushtojnë rëndësi forcimit të eshtrave duke u dhënë qoftë në shkollë apo shtëpi produkte të qumështit.
E në kutinë e ushqimit, sipas nutricistes Pupovci, fëmijët nuk duhet të kenë çokollata e pije me sheqer të shtuar.