Tatuazhet vetëm kohëve të fundit kanë filluar të bëhen trend në vendin tonë.
Nuk ka kaluar shumë prej kur flitet lirshëm për to, e edhe të pranohen si diçka normale.
Betim Kadriu është një tatu-artist i njohur në vend dhe interesimin për këtë veprimtari e kishte pasur qysh në fëmijëri.
Në studion “HevayInk” vijnë klientë me kërkesa të ndryshme.
Më të shprehurat janë tatuazhet që u dedikohen familjarëve. E, edhe ato me motive kombëtare po kërkohen shumë.
Tash që ato nuk janë më një temë tabu, interesimi është më i madh, sidomos nga të rinjtë.
Por, sipas Kadriut duhet të ketë vetëdijesim tek ta, meqenëse tatuazhet janë të përjetshme.
Sikurse i tërë procesi deri te përfundimi i një tatuazhi, edhe kujdesi pas luan një rol të rëndësishëm për ta mirëmbajtur atë.
Përveç përkushtimit, kohës e koncentrimit, edhe kreativiteti i tatu-artistit është një pjesë e rëndësishme e procesit.