“Tatuazhet janë tregimet e zemrës, të shkruara në lëkurë”.
Kjo është fjalia që i përcjell dy vëllezërit nga Suhareka, Azem dhe Arianit Rraçi, në punën e tyre si tatu-artistë.
Së bashku, ata punojnë dhe mundohen që njerëzve t’ua shkruajnë në trupin e tyre çdo moment të veçantë që ata vendosin ta kenë me vete tërë jetën.
E këto momente të veçanta, për t’u shkruar në trup të dikujt kërkojnë jashtëzakonisht shumë punë dhe përkushtim, duke u fokusuar në detaje, të cilat i japin bukuri një tatuazhi.
Vëllai i madh, Azemi, i cili në punën e tij si tatu-artist njihet me nofkën “Xemi”, është i pari në familje që filloi të merret me këtë lloj arti jo fort të zakonshëm në Kosovë.
Edhe
Çantat prej lëkure të familjes Kasemi, pjesë e tregut në Tokio
Ai kujdeset shumë për karakteristikat gjatë procesit të punës së tij, ndërsa thotë se transparenca është një ndër elementet kryesore që e përcjell.
Në fëmijëri ai ka punuar me babanë e tij si zdrukthëtar, nga ku lindi dashuria për artin nëpërmjet punimeve dhe skulpturave nga druri. Xemi na rrëfen më shumë për fillet e tij dhe lidhjen e profesionit të babait me artin e tatuazheve që ai e praktikon tash e 10 vjet.
Te vëllezërit Rraçi vijnë dhe bëjnë tatuazhe njerëz të gjinive dhe moshave të ndryshme dhe, sipas Xemit, mosha dhe gjinia nuk paraqesin asnjë problem në lidhje me artin e tatuve.
Ata kanë fituar edhe çmime mjaft prestigjioze, siç është vendi i dytë në garën mes tatu-artistëve nga Ballkani e mbajtur në Tiranë.
Edhe vëllai i vogël, Arianiti, është i pasionuar pas këtij arti, dhe tregon se rruga e tij në këtë profesion ka nisur duke i ndjekur hapat e vëllait të madh, Xemit.
Edhe Çka po zgjedhim të studiojmëPërpos vizatimeve në trupin e dikujt tjetër, edhe vetë Arianitit i pëlqejnë tatuazhet shumë, andaj ka vendosur që të gjitha kujtimet dhe gjërat që i ka për zemër t’i shkrijë në trupin e tij.
Në Kosovë tatuazhet ende nuk pranohen me aq lehtësi dhe njerëzit që i bëjnë ato ballafaqohen me paragjykime nga më të ndryshmet. Gjithsesi, kjo nuk ka qenë pengesë për dy djemtë që të merren me këtë punë, dhe si vëllezër që janë, Xemi dhe Arianiti punojnë intensivisht brenda dhe jashtë vendit në artin që ata e kanë për zemër, art që është shndërruar në profesionin parësor të tyre.