Këngëtarja me famë botërore, me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka bërë tatuazh të ri në ditët e para të vitit të ri.
Ajo këtë e bëri të ditur më anë të një postimi në rrjetin social Instagram.
Në postimin e saj ajo ndau disa fotografi ku shihet ajo në New York duke bërë një tatuazh në dorën e saj të majtë në një studio artistësh të tatuazheve.
“NYC dumpy’s... a po i bëjmë këto ende edhe në 2024?”, ka shkruar këngëtarja.
Në të tjera fotografi nga po i njëjti postim shihet dora e Orës dhe tatuazhi i saj i ri.
Postimi i Ritës në Instagram:
Gjithashtu këngëtarja ka postuar edhe fotografi ku shihet nëpër rrugët e New Yorkut e edhe disa duke luajtur bilardo bashkë me shoqe.
Këngëtarja po qëndron në New Work pasi performoi natën e Vitit të Ri në “Times Square”, ku ajo numëroi edhe sekondat e fundit të 2023-tës dhe uroi Vitin e Ri 2024 bashkë me fansa përreth.
Në këtë ngjarje Ora ishte paraqitur e veshur me një pallto të gjatë me ngjyrë të zezë të dekoruar me perla e xixa me ngjyrë metalike.
