Është gjellëtorja ku një pjesë e madhe e qytetarëve drejtohen për t’i ngrënë gjellët e preferuara.
Të gjitha janë tradicionale dhe të përgatitura nga kuzhinierë me përvojë të gjatë.
I tillë është edhe Fazli Dervisholli, për të cilin kuzhina ka vite qëkurse i është bërë pjesë e pandashme e ditës.
Madje, aftësitë e tij në përgatitjen e ushqimeve tradicionale thotë ta dëshmojë edhe në shtëpi.
“Unë jam qe 10 vjet këtu. Ushqimet më të preferuara te ne janë gullashi dhe fasulja, për këto janë kërkesat më të shpeshta nga klientët tanë”, shprehet kuzhinieri Fazli Dervisholli.
Edhe
Fazliji mund t’i bashkohet ekipit të njohur zviceran
Përvoja e gjatë në punë thotë se i ka shërbyer t’i njohë mirë preferencat e kosovarëve kur janë në pyetje gjellët.
“Me të hyrë brenda klientët, mund të them se 90% e di se kush çfarë ushqimi kërkon, rrallë ndodh që edhe ata ta ndryshojnë, andaj mund të them lirisht se jemi familjarizu me ta”, thekson ai.
Përvoja 5-vjeçare në shërbimin ndaj klientëve, për Besart Rrustajn, do të thotë njëkohësisht edhe familjarizim me ta.
“Për këta 5 vjet ka qenë një përvojë shumë e mirë. Më ka shërbyer edhe në jetën e përditshme, sepse punojmë në të gjitha punët që kërkohen”, thotë kamerieri Rrustaj.
Kur pyetet për bakshishet, Besarti përmend mërgimtarët.
“Më shumë gëzohemi kur vijnë mërgimtarët, atëherë është koha jonë, ndërsa prej kosovarëve bakshishe pranojmë më pak”, shton ai.
Edhe
65 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Han të Elezit
Ndikimi i pandemisë më së shumti është vërejtur në sektorin e gastronomisë. Njëjtë edhe në këtë gjellëtore, sipas menaxherit Valdet Berisha.
Klientët e rregullt të kësaj gjellëtoreje zgjedhin periudha të ndryshme kohore për ngrënie aty, porse nuk janë të pakta edhe dërgesat kudo ku i kërkojnë.