Një prej hoteleve në Prizren, vitin e kaluar ishte plot me mysafirë të shteteve të ndryshme. E tash të gjithë çelësat e hotelit janë në vendin e tyre. “DokuFesti” i 2020-s është online, e kjo ka pasur pasoja edhe te numri i pushuesve. Krejt çka ka parë në këto kohë pronari i hotelit janë anulimet, raporton KOHA.
Albert Gjonaj tregon se shpenzimet janë të mëdha, por që është munduar ta mbajë stafin e njëjtë.
E, siç tregon ai, shpenzimet pritet të rriten dhe turistë nuk pritet të ketë në vjeshtë nëse ka valë të dytë të virusit.
Në qytetin e Prizrenit, që është normalisht i mbushur me turistë, nuk ka qarkullim marramendës si në vitet e kaluara. Për qytetarët, ky “DokuFest” nuk është moment i pëlqyeshëm.
Edhe një nga vendet më të njohura për ushqim në Prizren nuk e kanë paramenduar një “DokuFest” të tillë.
Rënia, sado që vendi është i njohur për turizëm, është goxha e madhe.
Shkak për këtë mund të jenë edhe vizitat e pakta të turistëve lokalë.
Mbrëmja e qetë e 8 gushtit e hapi Festivalin Ndërkombëtar të Filmave të Shkurtër e Dokumentarë me organizatorët dhe miqtë e afërt të “DokuFestit”. Edicioni i 19-të i këtij festivali dhe do të transmetojë online 150 filma dhe funksionon me bileta online përmes faqes së saj.