Është hera e parë në këta 19 vjet traditë që festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest” nuk i ka ndezur ekranet e kinemave. E vetmja shenjë në Prizren se edicioni i sivjetmë ka nisur është instalacioni “On Air”, i vendosur në strukturat e Kalasë së Prizrenit.
Me t’u ndezur dritat e instalacionit, u bë e qasshme platforma online e “DokuFestit”, raporton KOHA.
Ekipi i Festivalit ishte i shpejtë në përgjigje e reflektim. U deklarua për një transmetim përmes valëve të internetit. Fjalën “Transmision” e zgjodhi edhe për temë. Pranë ia la edhe dy nëntema: transicionin dhe transformimin.
Drejtori artistik i “DokuFestit”, Veton Nurkollari, thotë se ende nuk e di se si reflektojnë këto tri fjalë në edicionin e sivjetmë.
Sipas tij, gjithçka është ndryshe.
Eroll Bilibani, udhëheqës i “DokuLabit”, thotë se edicioni i sivjetmë është një edicion eksperimental për të gjithë.
Njësoj mendon edhe producentja e Festivalit, Alba Çakalli. Pjesa më e dhimbshme për të ishte pamundësia për të ndezur ekranet e kinemave dhe takimi me njerëz. Thotë se i gjithë stafi i është përshtatur këtij edicioni.
Në “Hospitality”, departamentin e mikpritjes, vitin e kaluar punonin më shumë se 20 veta. Këtë vit, në këtë departament është vetëm një person, Malbora Krajku.
Krajku nuk është e vetmja që i është adaptuar situatës dhe ka marrë një rol të ri. Idriz Morina, pjesë e stafit të “DokuFestit” qe 10 vjet, po ashtu, ka ndërruar pozitën.
Morina nuk i ka fort në zemër qetësinë dhe numrin e vogël të njerëzve.
Ajo që thotë ai shihet qartazi nëpër qytet. Lagjet qendrore të Prizrenit nuk ngjajnë me kohën e edicioneve të kaluara. Një birrë, pak muzikë dhe argëtim deri në orët e vona të natës ishin pjesë e “menysë”.
Filmbërësit dhe stafin e “DokuFestit” me lehtësi mund t’i takoje në “BarAca”. Por, pandemia dhe kalimi i “DokuFestit” në formatin online kanë ndikuar edhe te ky lokal.
Këtë e pohon edhe pronari Astrit Bllaca, që të gjithë në qytetin jugor e njohin si “Aca”.
Çdo natë prejse ka nisur Festivali, “Aca” në ora 20:00 lëshon projektorin në murin përballë lokalit të tij dhe shfaq filma të shkurtër, që janë pjesë e edicionit të sivjetmë.
E vetmja hapësirë fizike që Festivali ka këtë vit është “DokuShop”. Por, edhe ajo ka ndryshuar. Produktet dhe suveniret që janë aty mund të gjenden edhe online në “Gjirafamall”.
Të gjithë dashamirësit e “DokuFestit”, që përfundon më 25 gusht, mbahen nga ëndrra dhe shpresa që në të ardhmen të takohen sërish.