Brenda hapësirave të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" zhvillohet një punë e madhe. Edhe pse për udhëtarët gjithçka mund të duket e thjeshtë, çdo zyrtar në këtë aeroport bart mbi supe një përgjegjësi të rëndësishme për sigurinë dhe efikasitetin e shërbimeve.
Dikur pritjet e gjata në sportele ishin të zakonshme, por me shtimin e shërbimeve të reja, proceset janë përmirësuar dukshëm dhe tani rrallëherë ka tollovi.
Fatos Lleshi, mbikëqyrës në shërbimin e udhëtarëve, tregon se një nga risitë më të rëndësishme, shërbimi Self Check-In, u mundëson udhëtarëve të kryejnë vetë procesin e regjistrimit dhe kështu të shmangin pritjet e gjata në sportele.
“Një udhëtar që ka rezervim për të udhëtuar nga Aeroporti i Prishtinës, përpos rezervimit dhe dokumentit valid, në momentin e parë që qaset në terminal i ka dy mundësi, e para për ta kryer vetë Check-In përmes shërbimit të ri krejt çka duhet ditur udhëtarët është ta kenë dokumentin valid, të zgjedhin logon e kompanisë, të kenë të dhënat e sakta mes biletës dhe dokumentit që përdorë për udhëtim, përndryshe nëse të dhënat nuk përputhen 100% pajisja nuk funksionon. Në momentin që merr kartën prej pajisjes së Self Check-In vazhdon për dorëzimin bagazhit dhe pasi të kaloj ato procedurat e rregulla vazhdon edhe mund të vazhdoj, kjo na kursen neve nga turmat e panevojshme por edhe udhëtari kursen kohën sepse kur mund të udhëtoj mund ta bëj edhe shërbimin vetë pa pasur nevojë të pres në radhë, por nëse nuk mund ta bëj vetë atëherë duhet të kaloj në pjesën tjetër dhe të pres në radhë. Në fillim ka pasur hezitim por tani po e shohim që ka interesim e sidomos moshat e reja që nuk kanë problem me gjuhën e huaj edhe pse pajisja e ka edhe gjuhën shqipe”, ka thënë Lleshi.
Përveç Self Check-In, udhëtarëve u qëndrojnë në dispozicion edhe 30 sportele të tjera, por jo të gjitha kryejnë funksionin e njëjtë.
“Këtu jemi në pjesën e sporteleve ku i kemi 30 sportele por jo gjitha kanë funksionin e njëjtë, sporteli 1 shërben udhëtarët që paguajnë shërbimin VIP pa pritur në radhë, sporteli 14-15 shërben pasagjerët që nuk kanë bagazh koha e tyre është e shkurtë sepse menjëherë kalojnë në dalje, sporteli 16, 17, 18 për fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara, sporteli 18-30 është për gjithë udhëtarët e gjitha kompanive që duhet të presin ën radhë. Puna me palë është atraktive sepse në një formë përpos që ofron shërbim duhet të jesh edhe si psikolog sepse jo gjithnjë personi përball është në dispononim më të mirë, fatmirësisht eksperienca të këqija kemi shumë pak por kur ndodhin e menaxhojmë situatën”, ka shtuar ai.
Një nga pjesët më të rëndësishme është skanimi i bagazheve dhe kontrolli i udhëtarëve, ku aplikohen me rigorozitet rregullat e Aviacionit Civil.
Imer Gashi, zyrtar i pikës së skanimit të valixheve dhe kontrollimit personal, tregon se likuidet lejohen vetëm në sasi të kufizuar. Sipas tij, shpeshherë ndodh që udhëtarët kosovarë marrin me vete ëmbëlsira si bakllava, por në rastet kur ato përmbajnë lëng, është e domosdoshme që të largohen.
“Puna jonë është kontrolli i pasagjerëve dhe bagazheve, kërtollat bëhen sipas rregullave të Aviacionit Civil, udhëtarët skanohen, së pari ata duhet dorëzuar valixhen, pastaj duhet të dorëzoj gjërat që mban në trupin e tij, më pas kalon në vendin e derës metalike kontrollohet bagazhi nëse posedon ndonjë artikuj të ndaluar në bagazhin e dorës udhëtari duhet të largoj gjërat e ndaluara. Udhëtari ka të drejtë të posedoj me vete likuiden që janë 100 ml, sasia e saj nuk guxon të kaloj më shumë se 1 litër, duhet të vendosen në një qese që duhet të jetë e mbyllur gjatë udhëtimit. Udhëtarët bartin me vete gjëra të ndryshme në kohën e festave bartin bakllava, ajo nuk lejohet nëse është e lëngshme, të gjitha likuidet që i largojmë ne i vendosim në vende përkatëse në kutinë me gjera të ndaluara më pas dislokohen nga komisioni ku merr pjesë policia, dogana, zyrtari i aeroporti dhe kontrolle, dërgohen ën depo ku ruhen për një kohë të caktuar më pas bëhet asgjësimi i tyre”, ka deklaruar Gashi.
Ai tregon se jo çdoherë udhëtarët mirëkuptojnë largimin e gjësendeve të ndaluara, por rregullat janë të qarta dhe zbatohen pa përjashtim.
“Në këtë kohë kemi pas edhe pasagjerë të ri që kanë udhëtuar për herë të parë për ta ka qenë sfidë, kanë pas gjëra të ndaluara që kanë bart me vete sepse nuk kanë pas njohuri, ne ju kemi treguar që ato nuk lejohen dhe ndalohen, zakonisht nuk e presin mirë sepse ata i kanë marr me vete dhe nuk u pëlqen kur u themi t'i largojmë, ka raste kur edhe na ofendojnë por duhet tejkaluar për shkak procedurës së punës”, ka theksuar ai.
Puna e stafit nuk përfundon me kontrollin e udhëtarëve. Rrezart Hamiti, parkues i aeroplanëve, tregon për rëndësinë e koordinimit dhe sigurisë gjatë parkimit të aeroplanëve pas aterrimit.
“Ne jemi njësia e trajnuar që merret me udhëheqjen dhe parkimin e aeroplanëve në tokë, ne e kemi paraprakisht orarin e fluturimeve që na tregojnë se në cila hapësira do parkohen aeroplanët, por para aterimit ne njoftohemi nga radio lidhja se në cilin pozicion do parkohet aeroplani ne duhet të jemi të sigurt që në atë pozicion që vendoset aeroplani është i pastër, aktualisht në zonën Kilo kemi pajisjet që drejtojnë dhe parkojnë aeroplanin në pozicionin e duhur por ne hapësirat ku nuk është kjo pajisje ne duhet ta parkojmë aeroplanin me sinjale të duarve dhe drita vezulluese. Para parkimit duhet të sigurohemi që motorët janë fikur, vendosim bllokadat në rrota të mos lëvizin aeroplanët si dhe konat që shërbejnë për sigurinë e aeroplanit ku mjetet lëvizin”, ka thënë Hamiti.
Me liberalizimin e vizave, aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" ka përjetuar rritje të madhe të udhëtarëve. Për këtë arsye është shtuar edhe numri i punonjësve, ndërsa këtë verë pritet të thyhen rekordet e mëparshme të fluksit të pasagjerëve.