Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet në Aeroportin e Prishtinës iraniani që paraqiti pasaportë belge që s'ishte e tij

Aeroporti "Adem Jashari"

Një shtetas iranian është ndaluar në Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi gjatë kontrollit ka prezantuar një pasaportë të lëshuar nga Belgjika, për të cilën dyshohej se nuk i përkiste atij.

Rasti është raportuar tw martwn rreth orës 18:00. 

Sipas Policisë, gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se pasaporta nuk ishte e tij. 

Ai ka deklaruar se është shtetas iranian dhe se nuk posedon dokumente të tjera identifikuese.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar gjithashtu se ndihet i rrezikuar në shtetin e tij dhe ka shprehur nevojën për mbrojtje.

Edhe Ndalohet në Aeroportin e Prishtinës një shtetase gjermane e kërkuar për shpërdorim të pasurisë së huaj Kronikë Ndalohet në Aeroportin e Prishtinës një shtetase gjermane e kërkuar për shpërdorim të pasurisë së huaj

Pas përfundimit të procedurave fillestare, ai është dërguar në Zyrën e Migracionit, ku do të vazhdojë procedurat lidhur me kërkesën për azil.

Rasti është evidentuar nga Policia si “Keqpërdorim i dokumentit”.