Një shtetas iranian është ndaluar në Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi gjatë kontrollit ka prezantuar një pasaportë të lëshuar nga Belgjika, për të cilën dyshohej se nuk i përkiste atij.
Rasti është raportuar tw martwn rreth orës 18:00.
Sipas Policisë, gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se pasaporta nuk ishte e tij.
Ai ka deklaruar se është shtetas iranian dhe se nuk posedon dokumente të tjera identifikuese.
Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar gjithashtu se ndihet i rrezikuar në shtetin e tij dhe ka shprehur nevojën për mbrojtje.
επίσης
Γερμανός πολίτης που καταζητείται για υπεξαίρεση ξένων περιουσιακών στοιχείων συνελήφθη στο αεροδρόμιο της Πρίστινα
Pas përfundimit të procedurave fillestare, ai është dërguar në Zyrën e Migracionit, ku do të vazhdojë procedurat lidhur me kërkesën për azil.
Rasti është evidentuar nga Policia si “Keqpërdorim i dokumentit”.