Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Analiza për antitrupat, kërkesë e madhe në kohë të koronavirusit

Secili organizëm i ka disa trupa të vegjël, funksioni i të cilëve është ta mbrojnë njeriun nga infeksionet, qofshin ato virusale apo bakteriale.

Këto, të njohura me termin antitrupa, aktivizohen vetvetiu kur organizmi infektohet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E në vitet e ballafaqimit me pandeminë është zgjuar edhe më shumë kureshtja e njerëzve dhe kërkesa për ketë analizë.

Kjo ngase ky test e tregon edhe numrin e antitrupave që vetë organizmi i ka dhe ato që krijohen nga infektimi me COVID-19 dhe vaksinat kundër tij.

Numrin e tyre sa u përket testeve për koronavirus e tregon vetëm ai serologjik pasi bëhet me anë të gjakut.

E analiza specifike e antitrupave e tregon vlerën e saktë të atyre që shfaqen nga faktorë të ndryshëm.

Infektologu Arben Vishaj tregon se si funksionojnë antitrupat në rastet e infektimit me virusin COVID-19 dhe variantet e tij, por edhe për gjendjen normale të një organizmi.

Me përhapjen e pandemisë edhe mjekët e punëtorët e tjerë shëndetësorë paralelisht me krijimin e kësaj situate të re kanë mësuar e hulumtuar.

Si të trajtohet në mënyrë më efikase, si të kuptohet gjendja më konkrete e organizmit e të gjitha këto kuptohen nëpërmjet analizave e testeve.

Për këtë arsye edhe laboratorët janë pajisur me aparatura më të avancuara në mënyrë që gjendja e pacientëve të dihet më qartë.