Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Studimi sugjeron se vaksinat anti-COVID dhe të gripit duhet t’i merrni bashkë

Marrja e një vaksine përforcuese anti-COVID dhe një vaksine kundër gripit së bashku është më mirë sesa t’i merrni ato veç e veç, ka zbuluar një studim.

Grupi i parë i pjesëmarrësve në studim prej 12 personash morën vaksinën kundër COVID-it dhe atë të gripi sezonal, bashkë. Grupi i dytë me 30 persona morën vaksinën e koronavirusit dhe të gripit në ditë të ndryshme brenda muajit të njëjtë.

Antitrupat e të dy grupeve më pas u vëzhguan. Studimi erdhi në përfundimin se grupi që morën vaksinat së bashku kishin nivel më të lartë të imunoglobulinës G1, ose IgG1 – antitrupat që luftojnë COVID-19 dhe gripin.

“E rëndësishme është të shihet nëse kjo ka ndonjë përfitim klinik – a përkthehen nivelet më të larta të antitrupave në më shumë mbrojtje kundër infeksioneve dhe sëmundjeve”, ka thënë Amesh Adalja, studiues në Qendrën Johns Hopkins.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon “marrjen e vaksinës së gripin dhe të COVID-19 në vizitën e njëjtë”. Por, nuk jep arsye pse duhet të jepen bashkë, megjithëse jep siguri se është e sigurt të bëhet kjo gjë, shkroi Guardian.

Edhe Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës Lifestyle Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës

Sipas gjetjeve të Qendrës, edhe pse ka më shumë efekte anësore të lidhura me marrjen e vaksinës anti-COVID dhe vaksinës së gripit, efektet anësore nuk janë aq të këqija sa marrja e vetëm vaksinës anti-COVID.

“Marrja e dy vaksinave në të njëjtën kohë, është diçka që gjithmonë ka qenë më e përshtatshme për pacientët por tani mund të ketë edhe përfitim imunologjik dhe duhet të rekomandohet në përgjithësi për ata që janë të përshtatshëm për të dyja vaksinat”, ka shtuar Adalja.