Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës

Vaksina

Një studim i ri sugjeron se nga vaksina e fundit kundër COVID-19 (2024-2025) mund të ketë një përfitim shtesë për shëndetin. Sipas studimit ajo mund të ulë rrezikun e komplikimeve serioze në zemrër që lidhen me infeksionin, ka raportuar FoxNews.

Studiuesit analizuan të dhënat shëndetësore të më shumë se një milion veteranëve amerikanë. Ata krahasuan personat që morën njëkohësisht vaksinën kundër COVID-19 dhe kunder gripit me ata që morën vetëm vaksinën e gripit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rezultatet treguan se personat e vaksinuar kundër COVID-19 kishin një rrezik më të ulët për pasoja nga komplikimet kardiovaskulare të lidhura me virusin, si vdekja nga sëmundjet e zemrës, infarkti, sulmi në tru ose shtrimi në spital për probleme të zemrës.

Sipas studimit, vaksina u lidh me: 57.9 për qind rrezik më të ulët për vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare, 38.5 për qind rrezik më të ulët për infarkt në zemër dhe 41.9 për qind rrezik më të ulët për shtrim në spital për probleme të zemrës.

Për sulmin në tru nuk u gjet një lidhje statistikisht e rëndësishme.

Përfitimi ishte më i madh te personat mbi 75 vjeç dhe ata me sëmundje kronike. Në këtë grup, vaksina tregoi efektivitet prej 50.7 për qind në uljen e komplikimeve serioze kardiovaskulare të lidhura me COVID-19.

Kardiologu, Glenn Hirsch, i cili nuk mori pjesë në studim, ka thënë se rezultatet nuk janë befasuese.

“Ky rezultat është në përputhje me studimet e mëparshme që tregojnë se vaksinat kundër COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera infektive mund të ndihmojnë në parandalimin e infarktit, vdekjeve nga sëmundjet e zemrës dhe shtrimeve në spital për probleme kardiovaskulare”, ka thënë ai.

Sipas tij, infeksionet si COVID-19 shkaktojnë inflamacion në organizëm, gjë që rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut dhe mund të çojë në infarkt ose komplikime të tjera serioze të zemrës.

“Vaksinat ose e parandalojnë infeksionin, ose e zbusin ashpërsinë e tij dhe inflamacionin që ai shkakton, duke ulur kështu rrezikun kardiovaskular”, ka shpjeguar Hirsch.

Megjithatë, ai ka theksuar se ky ishte një studim vëzhgues, prandaj nuk mund të provojë se vaksina është shkaku i drejtpërdrejtë i uljes së rrezikut, por vetëm se ekziston një lidhje mes tyre.

“Në fund, ende ka prova se vaksinimi kundër COVID-19 sjell përfitime, ashtu si edhe shumë vaksina të tjera kundër sëmundjeve infektive. Njerëzit duhet të diskutojnë çdo vit me mjekun e tyre nëse vaksina është e përshtatshme për ta”, ka përfunduar ai.