Kohën më të madhe e kalon në punishte duke krijuar lodra prej druri.
Mjeshtëria e zdrukthëtarit Sabit Krasniqi nga qyteti i Drenasit e bën akoma më të veçantë profesionin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI përkushtuar deri në detaje në punën që bën, thotë se u frymëzua nga ideja për të mos përdorur lodra plastike.
Sipas tij, këto lodra kanë rol në kreativitetin dhe inteligjencën e fëmijëve.
Nga punishtja e tij, lodrat dërgohen për shitje në tregun vendor, si dhe eksportohen në rajon.
Krasniqi thotë se puna me dru kërkon shumë përkushtim dhe se kërkesat e klientëve janë të ndryshme. Nga druri i papërpunuar deri te produkti final ka disa etapa pune.
Krasniqi, biznesin që e nisi me forcat vetjake nga institucionet kërkon mbështetje.
Punën e tij e paraqet edhe në rrjete sociale, prej ku merr kërkesa nga prindërit e edhe kopshtet e fëmijëve.