Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Dhurata punëdore të personalizuara për foshnjat

Kanë profesionet e tyre primare, por pandemia ishte shtysë që familja Kastrati të niste hapat e parë të një biznesi atraktiv.

Nënë e bijë me punëdore krijojnë dhurata të personalizuara, por për finalizimin e tyre kujdeset e gjithë familja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të krijonin diçka punëdore e kishin synim, pasi që zonjën e shtëpisë, Sebahate Kastrati, kjo formë e të punuarit e kishte përcjellë që në moshë të re.

Sipas Kastratit, diferencë bën tradita e të punuarit me dorë krahasuar me vitet e mëhershme.

Për vetëm tre muaj Donika Kastrati thotë të kenë parë suksesin e punës që kanë nisur.

Materialet që iu nevojiten i sigurojnë në tregun vendor, derisa kërkesat theksojnë t’i kenë pasur të vazhdueshme.