Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Pavarësisht aksidentit, krijon art edhe vetëm me një dorë

Është Grashtica, fshati ku kishim shkuar për ta takuar njërin prej drupunuesve të njohur të asaj ane.

Fahri Krasniqi kishte pasur aksident në moshën 7-vjeçare dhe prej atëherë ishte përballur me shumë sfida, duke filluar nga pamundësia për shkollim.

Me vetëm dorën e djathtë, ai punon me dru punime miniaturë, që lidhen më shumë me traditat e jetesës së shqiptarëve.

Në periudhën e luftës ai kishte ndërtuar edhe një pajisje e cila lidhej me radion, që e kishte në punëtori prej ku informohej në atë periudhë.

Rastet kur ishte paragjykuar për punën nuk kishin qenë të pakta, megjithatë me shumë motiv Fahria vazhdoi, duke iu dhënë kurajë edhe personave të tjerë.

Dita e tij nuk përfundon vetëm në punëtori, pasi që pjesën tjetër të ditës e vazhdon me shkrime dedikuar kategorisë së personave me nevoja të veçanta.