Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Lodra druri nga zdrukthëtari i Drenasit

Kohën më të madhe e kalon në punishte duke krijuar lodra prej druri.

Mjeshtëria e zdrukthëtarit Sabit Krasniqi nga qyteti i Drenasit e bën akoma më të veçantë profesionin e tij.

I përkushtuar deri në detaje në punën që bën, thotë se u frymëzua nga ideja për të mos përdorur lodra plastike.

Sipas tij, këto lodra kanë rol në kreativitetin dhe inteligjencën e fëmijëve.

Nga punishtja e tij, lodrat dërgohen për shitje në tregun vendor, si dhe eksportohen në rajon.

Krasniqi thotë se puna me dru kërkon shumë përkushtim dhe se kërkesat e klientëve janë të ndryshme. Nga druri i papërpunuar deri te produkti final ka disa etapa pune.

Edhe Pavarësisht aksidentit, krijon art edhe vetëm me një dorë SOT Pavarësisht aksidentit, krijon art edhe vetëm me një dorë

Krasniqi, biznesin që e nisi me forcat vetjake nga institucionet kërkon mbështetje.

Punën e tij e paraqet edhe në rrjete sociale, prej ku merr kërkesa nga prindërit e edhe kopshtet e fëmijëve.