Nga gjyshi i tij, Arsim Kameri e ka trashëguar artin e të punuarit me dru.
Ai është mishëruar me punën që e bën, pasi që thotë se janë bërë vite me të, andaj shpesh qëndron për orë të tëra në punëtori.
Me vetëm një copë druri ai mund të gdhendë emra, logo, portrete e çka do që admiruesit e punës ia kërkojnë.
Por e gjithë kjo, kalon nëpër disa procedura.
Ai punon me lloje të ndryshme të drurit dhe të lehtë punën ia bëjnë makineritë adekuate që i ka në përdorim.