Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Skulptori me mbi 300 vepra në shtëpinë e tij

Pasi përfundon mësimdhënien, rikthehet në vendin e tij më të dashur, atelienë personale për të kaluar pjesën tjetër të ditës. Është ky skulptori Avni Behluli nga qyteti i Gjilanit. Jetën ua ka kushtuar punimeve në dru dhe gur, e këto të fundit kanë rol të veçantë në jetën e tij.

E skulptori nga Gjilani është i pari i familjes së tij që ka studiuar skulpturën, edhe pse e cilëson se në ADN-në e tij rrjedh arti qysh nga gjyshi i tij i ndjerë, që dikur edhe ai punonte me punime druri.

Pos gurit e argjilës që Behluli i përdor në punimet e tij, ai veçon një material më shumë nga të tjerët.

Edhe pse ka vullnet të madh në punën që bën, kjo punë shpeshherë, sipas skulptorit, është e lodhshme nga aspekti fizik.

“Përmes një vepre audienca identifikon artistin”, thotë Behluli.

E nuk janë vetëm gërryerja dhe lëmimi i drurit apo gurit. Për një skulpturë të realizuar bukur dhe mirë, artisti duhet të ketë njohuri edhe në disa fusha të tjera që i tregon profesori nga Gjilani.

Edhe “E errët asht nata” kërkon shpresën me ditë të zymta Kulturë “E errët asht nata” kërkon shpresën me ditë të zymta

Duke qenë profesor në Shkollën e Mesme të Arteve në Gjilan, skulptori cilëson se të rinjtë akoma kanë interesim në këtë fushë.

Pos mësimdhënies dhe punës në atelie të tij, pjesa e mbetur e vitit e pret skulptorin Behluli me vepra të reja dhe interesante.