Suara Ismajli është nxënëse e klasës X në drejtimin e shkencave natyrore në gjimnazin “Sami Frashëri”.
Është e njohur për talentin e saj në pikturë. Muret e kësaj shkolle mbajnë disa prej pikturave të saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahas mësimeve ajo kohë i kushton edhe pikturës, ku thotë se të paktën 2 orë në ditë merret me një vepër arti.
Të pikturuarit e ka të trashëguar nga nëna e saj, e në atelienë e nënës ajo mëson shumë.
vetëm 2 vjeçe kur për herë të parë nisi të pikturonte dhe që nga atëherë nuk u ndal së krijuari vepra artistike.
Deri më tani Suara ka të punuara mbi 400 piktura. Shumicën prej tyre i ka falur në shkolla ku ajo ka ndjekur mësimet si dhe tek të afërmit e saj.
Tregon sa ka punime që i marrin kohë 2 orë, por edhe me javë e muaj.
Piktura për të është më shumë pasion sesa që e mendon ta bëjë profesion.