Nga juria ndërkombëtare, e përbërë nga fotografi gjerman Jochen Rohner, disenjatorja polake Alina Ostach Robakowska, si dhe profesori i arteve në Tiranë, Zef Paci, është përzgjedhur fituesi i bienales “Fragmenta”. Leon Ispahiu me veprën “The Preserved Brains” ka triumfuar pas një përzgjedhjeje prej tre emrash finalistë, duke marrë kështu edhe trofeun e bienales: një tullë argjile me germat e zeza të emrit të bienales të vendosura sipër saj, e gjitha kornizuar në xham, mbi bazë betoni.

“Është fantastike që ekspozita ime e parë të jetë edhe triumfi im i parë. Është vërtetë emocionale, s’di si ta shpjegoj, ndihem shumë mirë! Shpresoj që të rritem më shumë si artist”, ka thënë artisti i ri Ispahiu pas marrjes së trofeut të rëndë, në ceremoninë e thjeshtë të mbajtur në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, të shtunën mbrëma.
Vepra e tij, një instalacion me konserva gjysmë të hapura peshqish, mbajnë edhe mbishkrime si “Democrats Brain”. Tingëllon si një deklaratë politike, nuk shkel në terrenin e estetikës. Është ekspozuar në objektin ku dikur ka zënë vend biblioteka “Hivzi Sylejmani”, më pas Qendër për Praktika Narrative e tash nën menaxhim të Komunës së Prishtinës.
LEXO EDHE: