Showbiz

Zgjidhen aktorët e rinj për serialin televiziv “Harry Potter”

Arabella Stanton, Dominic McLaughlin dhe Alastair Stout, fotografi nga HBO

Arabella Stanton, Dominic McLaughlin dhe Alastair Stout (Foto: HBO)

Platforma HBO ka zbuluar emrat e aktorëve të rinj që do t’i luajnë rolet kryesore në serialin e shumëpritur të Harry Potter, i cili bazohet në librat e autores J.K. Rowling.

Dominic McLaughlin, Arabella Stanton dhe Alastair Stout do t’i luajn rolet e Harry Potter, Hermione Granger dhe Ron Weasley, rolet që dikur u bënë të famshme përmes aktorëve Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint, ka raportuar BBC.

Kasti u përzgjodh pas një audicioni të hapur, që tërhoqi më shumë se 30,000 fëmijë nga vende të ndryshme.

“Të shohësh talentin e këtyre tre aktorëve unikë është një mrekulli më vete – mezi presim që bota ta përjetojë magjinë e tyre bashkë në ekran”, kanë thënë në një deklaratë regjisorja dhe drejtuesja e serialit, Francesca Gardiner dhe producenti ekzekutiv e regjisori, Mark Mylod

Të tre aktorët janë ende në fillimet e tyre në botën e filmit.

Dominic McLaughlin, aktor nga Skocia, do të shfaqet në komedinë e ardhshme “Grow”, përkrah Nick Frost dhe Golda Rosheuvel, si dhe në serialin aksion të BBC-së, “Gifted”.

Arabella Stanton ka luajtur rolin kryesor në shfaqjen “Matilda: The Musical” në teatrin West End.

Alastair Stout është gjithashtu emër i ri në skenë.

Në krah të tyre do të jenë edhe aktorë të njohur si John Lithgow, i cili do të luajë Albus Dumbledore, drejtori i Hogwarts-it. Janet McTeer nw rolin e Minerva McGonagall. Paapa Essiedu si Severus Snape. Nick Frost si Rubeus Hagrid, kujdestari i dashur i kështjellës. Luke Thallon si profesori Quirinus Quirrell, si dhe Paul Whitehouse si kujdestari Argus Filch

Pritet që së shpejti të zbulohen edhe emra të tjerë.

J.K. Rowling, autorja e sagës, do të jetë producente ekzekutive në serial. HBO ka theksuar se projekti do të jetë “adaptim besnik” i librave të saj.

Seriali do të zgjasë të paktën një dekadë, duke i dhënë hapësirë më të madhe tregimit të detajeve dhe linjave të personazheve që shpesh mungonin në filmat për shkak të kufizimeve të kohës.

Xhirimet do të nisin këtë verë në studiot e “Warner Bros” në Leavesden në Britani, dhe sezoni i parë mund të transmetohet qysh në vitin 2026 në HBO Max.