Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ylli i “KPop Demon Hunters”, Audrey Nuna nënshkruan kontratë me “Republic Records”

Audrey Nuna

Audrey Nuna

Foto: Associated Press

Këngëtarja dhe aktorja Audrey Nuna po e nis një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore, pasi ka firmosur kontratë me kompaninë e njohur “Republic Records”, ka shkruar Variety.

Ky sukses vjen pas një viti të jashtëzakonshëm për artisten, e cila i dha zërin personazhit Mira në filmin e animuar “KPop Demon Hunters” dhe më pas fitoi një çmim “Oscar” si pjesë e grupit Huntr/x për këngën e filmit “Golden”.

“Jam e nderuar të punoj me një partner që beson në investimin për të ardhmen e muzikës dhe kulturës”, ka thënë ajo duke folur për bashkëpunimin e ri.

Kënga e saj e re “superHuman” u shkrua gjatë një periudhe ndryshimesh të mëdha në jetën e saj. Ajo shpjegoi se kënga lidhet me ndjenjën e rikthimit të besimit dhe suksesit pas një periudhe të vështirë.

“Doja ta kapja atë ndjenjë, të shpërblimit, të vlerësimit dhe momentit kur gjërat më në fund ndryshojnë. Por njëkohësisht doja t'i kujtoja vetes dhe të tjerëve se të qëndrosh njeri është fuqia më e madhe”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, suksesi i “KPop Demon Hunters” do të vazhdojë edhe në skenë, pasi Netflix ka njoftuar një turne botëror koncertesh në vitin 2027.

Edhe K-Pop Demon Hunters me turne botëror Showbiz K-Pop Demon Hunters me turne botëror

Filmi, i cili tregon historinë e grupit të vajzave HUNTR/X që jetojnë si këngëtare K-pop dhe njëkohësisht luftojnë demonët, është kthyer në një fenomen global falë muzikës, aksionit dhe historisë së tij.

“KPop Demon Hunters” është bërë filmi më i shikuar ndonjëherë në Netflix, duke krijuar një valë të madhe fansash, këngësh virale dhe kostumesh në rrjetet sociale.