Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ylli amerikan dënohet për mashtrim, dyshohet se biznesin e fshehu në Kosovë

Jen Shah është një yll televiziv amerikan që të premten është dënuar me 6 vjet e gjysmë burgim për mashtrim me telemarketing në SHBA në periudhën mes viteve 2012-2021. Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se ka qenë një prej faktorëve kryesorë të një skeme të gjerë mashtrimi, që ka përfshirë edhe Kosovën.

Shah është yll i serizë televizive amerikane “Real Housewives”. Qe arrestuar në mars të vitit 2021. Në qershor të vitit 2022 u paraqit para gjykatës në Manhattan duke pranuar fajin për mashtrim.

Siç raportonte NBC News, ajo ishte pajtuar të paguante gjobë 9.5 milionë euro dhe të dorëzojë 6.5 milionë të tjerë.

Në deklaratë atë kohë Shah pati thënë se “e di që ishte gabim” dhe ka kërkuar falje.

Shah akuzohej për mashtrim të mijëra njerëzve.

Edhe Tyra Banks padit Netflixin për shpifje Showbiz Tyra Banks padit Netflixin për shpifje

Cili është krimi i Shahut?

Pranimi i fajit në qershor bëri që Shahu të shmangte gjykimin. Shah ishte faktor kyç në skemën e mashtrimit në SHBA, në të cilën kryesisht viktima qenë të moshuarit. Sipas Prokurorisë, viktimave u jepeshin premtime të rreme për siguri financiare në rast se investonin në shërbimin online, por në vend të kësaj Shah dhe bashkëpunëtorët mashtronin viktimat dhe i linin pa asnjë cent. Viktima të mashtrimit ishin mijëra qytetarë në Shtetet e Bashkuara, shumica mbi moshën 55-vjeçare. Sipas Prokurorisë, skema e mashtrimit funksiononte më gjerë, duke trafikuar listat me emrat e viktimave të mundshme, kryesisht me “emra të cilët veçse kishin investuar në biznese online”. “Biznesi” i Shahut nisi në Manhattan më 2017, ndërsa më vonë raportohet se e lëvizi drejt Kosovës për t’i shmangur kontrollet e institucioneve amerikane. Për zgjerimin e biznesit jashtë SHBA-së nuk janë bërë të ditura detaje të tjera. Pos Kosovës, është përmendur edhe Qiproja si mundësi e zgjerimit të biznesit mashtrues të Shahut.