Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për ekstradimin e dy të akuzuarve për mashtrim të qytetarëve amerikanë.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se falë koordinimit me autoritetet në Kosovë, dy të pandehurit janë ekstraduar në SHBA për t’u përballur me drejtësinë për akuzat.
“E vlerësojmë shumë vazhdimin e bashkëpunimit të autoriteteve kosovare në mbështetje të qeverisë amerikane për këtë rast, i cili forcon përpjekjet tona të përbashkëta për të ruajtur sigurinë e Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet tutje në njoftim.
Më 12 dhjetor të vitit të kaluar Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar për ndalimin e një faqeje interneti dhe tregu të jashtëligjshëm dhe arrestimin e dy administratorëve të kësaj faqeje, Rydox, të cilët janë shtetas kosovarë me inicialet A.K. dhe J.K.
Lidhur me rastin është arrestuar edhe një shtetas tjetër kosovar me inicialet Sh.S., i cili pritet të akuzohet dhe të ndiqet penalisht në Shqipëri.
Ata akuzohen që për më shumë se tetë vjet kanë kryer këtë vepër penale.
-
SHBA-ja kërkon ekstradimin e kosovarit të dyshuar për krime online
-
Policia e Kosovës, FBI-ja dhe SPAK-u godasin grupet që shisnin të dhëna personale të amerikanëve
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se keqpërdori kartela bankare të amerikanëve
-
Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar
-
Bastisje në Prishtinë e Suharekë, dy të arrestuar dhe mijëra euro të sekuestruara