Ylli i “Squid Game”, Jung Ho-yeon, ka folur për mënyrën se si është ndier gjatë filmimit të serialit.
Në një video të publikuar së fundmi të prapaskenave, aktorja foli në lidhje me përvojën e saj në xhirimet e serialit të dramës së famshme të Koresë së Jugut, nga momentet "më të paharrueshme" deri në momentet kur ajo ndjeu frikë të vërtetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Xhirimet e ‘Glass Stepping Stones’ [loja e pestë e shfaqjes] ishte në të vërtetë tmerruese," kujton ajo, shkruan NME.
Producent i Squid Game, Hëang Dong-hyuk, shtoi se "vetëm 1.5 metra mund t'ju bëjë të frikësoheni" dhe se përdorimi i xhamit të vërtetë i bëri aktorët edhe më "nervozë", të dy këto që i bënë ata të "shprehnin ngurtësi dhe frikë në trup, pa e vërejtur fare”.
“Dikej sikur vërtet hidheshe nga një urë e lartë. Loja ishte e vërtetë dhe ata ndjenin frikë të vërtetë. Trupat e tyre treguan atë frikë", shtoi ai.
Jung gjithashtu përshkroi lojën e dytë të serialit, “Honeycomb”, si "më e paharrueshme" për të.