Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Squid Game” rikthehet në Netflix me sezon final

Squid Game

Yjet e serialit hit, “Squid Game”, parakaluan mbi qilimin ngjyrë rozë të shtruar në Londër, teksa entuziazmi i fansave sa vjen e rritet për sezonin e fundit të një prej projekteve më të popullarizuara të platformës Netflix.

Sezoni tretë i serialit korean të zhanrit triler vjen për publikun e gjerë pas një jave, duke vazhduar historinë aty ku kishte mbetur në sezonin e dytë.

Skenaristi dhe regjisori, Hwang Dong-hyuk, tha se u mundua shumë për fundin e projektit të jashtëzakonshëm televiziv, por nuk pranoi të zbulonte ndonjë informacion të detajuar.

“Sigurisht që u shqetësuam shumë sepse është vërtet finalja e këtij seriali, kështu që përfundimi që krijuam është rezultat i gjithë asaj kohe dhe përpjekjeve të investuara në të, megjithëse nuk mund t’ua prish befasinë duke ndarë me shumë detaje me ju”, tha ai.

Lee Jung-Jae rikthehet në rolin e Seong Gi-hun, apo ndryshe i njohur si Lojtari 456, kumarxhiu naiv dhe i pavlerë i shndërruar në hero, i cili detyrohet të bëjë zgjedhje edhe më të vështira në lojërat vdekjeprurëse.

Edhe Sezoni final i “Squid Game” thyen rekordin e shikueshmërisë në Netflix Showbiz Sezoni final i “Squid Game” thyen rekordin e shikueshmërisë në Netflix

Lee Byung-Hun, i cili e luan rolin e kreut të hierarkisë së “Squid Game”, pati vlerësime të larta për krijuesin e shout, Hwang.

“Ai ka shumë ide dhe shumë tregime në mendjen e tij, sepse nuk kishte ndërmend të bënte një sezon të dytë por brenda një kohe të shkurtër shpiku këtë histori të mrekullueshme. Ai është vërtetë një gjeni”, deklaroi Byung-Hun.

Kasta e aktorëve është përballur me sfida të shumta gjatë xhirimeve të serialit, përfshirë këtu ruajtjen e sekretit rreth temës që trajtohet apo detajeve rreth personazheve që i portretizojnë.

Lee Jung-Jae u ballafaqua me vështirësitë e tij, teksa iu desh të qëndrojë sa më larg kolegëve në sheshin e xhirimeve. Ai e shpjegoi arsyen për këtë.

Edhe “Squid Game” mbyllet me befasi, paralajmërohet një version amerikan Showbiz “Squid Game” mbyllet me befasi, paralajmërohet një version amerikan

“Kur po xhironim, në fakt ndihesha mjaft i dëshpëruar. Ndihesha shumë i vetmuar por kjo ishte e pashmangshme sepse duhej ta ruaja atë gjendje emocionale. Nuk doja të kaloja shumë kohë duke u argëtuar me kolegët e serialit, sepse nuk doja të dilja nga roli, kështu që duhej të ruaja atë energji”, tha ai.

Sezoni final i serialit “Squid Game” do të transmetohet në Netflix më 27 qershor.