Showbiz

Channing Tatum thotë se studiot filmike janë të hutuara

Channing Tatum, fotografuar nga Variety

Channing Tatum, fotografuar nga Variety

Aktori i njohur, Channing Tatum, ka thënë se studiot e mëdha filmike janë të hutuara e të pasigurta për të ardhmen për shkak se platformat transmetuese e kanë transformuar industrinë e filmit.

“Gjithçka tash është e kthyer mbrapsht. Platformat transmetuese e kanë ‘përzier’ industrinë për të mirë e për të keq. Studiot janë të hutuara, platformat transmetuese janë të hutuara”, ka thënë aktori në një intervistë për Variety.

Ai ka shpjeguar se kompanitë transmetuese po paguajnë me shumë para se sa studiot dhe ky peizazh po ka ndikim tepër të madh në industrinë e filmit më gjerësisht.

Ylli gjithashtu ka treguar se filmi i tij aksion i vitit 2013, “White House Down”, ishte pikë kthese në karrierën e tij dhe ka shtuar se ishte i interesuar për spektër më të gjerë të mundësive për role në filma.

“Me filmin ‘Dear John’ dhe ‘The Vow’ u bëra ai njeriu që luan filma të tillë, pastaj filmi ‘Jump Street’ me ka shpëtuar nga ai perceptim. Tani jam ai që luan në ‘Jump Street’. Pasi luajta në ‘White House Down’, i thash menaxherëve ‘nëse kam armë në duar, mos ma dërgoni’”, ka shpjeguar 45-vjeçi.

Ndërkohë Tatum ka thënë se e ka kuptuar për punën që do të bëjë shumë herët gjatë karrierës së tij. Ai ka debutuar si aktor në filmin dramë të vitit 2005 “Coach Carter”, por ai mendon se aftësia e tij si aktorë është zhvilluar shumë që atëherë.

“Po i bëja të gjitha ushtrimet dhe po thoshaa ‘ok, vetëm thuaje këtë rresht në mënyrë natyrale’ në vend që ta kuptoja se çfarë është në të vërtetë aktrimi, kjo gjë kaq e bukur”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ka mësuar shumë për aktrimin duke shikuar filma.

“Kam shikuar shumë filma dhe kam mësuar shumë prej filmave që kam shikuar, shumë më shumë se që kam mësuar në shkollë, në libra a diku tjetër. Filmat janë lidhja më e gjatë që kam pasur ne jetë. Nuk e di, thjesht i dua shumë. Janë magjikë”, ka thënë ndër të tjera Tatum.