Aktori i njohur nga Korea e Jugut, O Yeong-su, është shpallur fajtor për sulm seksual. Ai është i njohur për rolin e tij në serialin “Squid Games” i cili u transmetua në Netflix.
Gjykata e Distriktit të Suwonit e ka dënuar me kusht aktorin për dy vjet. Po që se ai kryen çfarëdo vepre, duhet të mbajë tetë muaj burgim.
Gjykatësi ka vendosur që aktori gjithashtu të ndjekë programin 40-orësh për trajtim të çështjeve të dhunës seksuale.
Sipas akuzave ai kishte përqafuar një grua duke e kapur me zor dhe duke e puthur ne faqe, pa dëshirën e saj.
79-vjeçari i cili ishte paditur dy herë për sulm seksual në vitin 2017, pati mohuar akuzat.
Derisa po dilte nga gjyqi, O Yeong-su, iu thoshte gazetarëve se do ta apelonte vendimin për dënim, për të cilin ka kohë shtatë ditë.
Grupet për të drejtat e grave në Korenë e Jugut kanë mbështetur vendimin e gjykatës dhe kanë argumentuar rreth çështjes se aktori duhet t’i kërkojë falje viktimës.
Ndërkohë O Yeong-su, në vitin 2022 pati fituar çmimin “Golden Globe” si aktori më i mirë në rol mbështetës, për rolin e tij në serialin “Squid Games”, duke u bërë i pari koreanojugor që merr këtë çmim.
