Nipi i aktorit veteran Robert De Niro, Leandro De Niro Rodriguez, ka vdekur në moshën 19-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar vajza e madhe e yllit hollywoodian, Drena De Niro, përmes një postimi në rrjetin social Instagram. Megjithëse ende nuk është zbuluar shkaktari i vdekjes së Leandros, dyshohet se mund të jetë mbidoza e rastësishme me drogë.
“Engjëlli im i bukur dhe i ëmbël. Të kam dashur përtej asaj që fjalët mund ta përshkruajnë, nga momenti i parë që të ndjeva në bark. Ti ke qenë gëzimi im, zemra ime dhe gjithçka që ishte e pastër dhe e vërtetë në jetën time. Do të doja të isha pranë teje në këto momente. Nuk di si të jetojë pa ty, por do të provoj ta shpërndajë dashurinë dhe dritën që ti ma ke dhuruar dhe më ke bërë ta përjetojë si nëna jote. Ke qenë shumë i dashur dhe vlerësuar nga të gjithë, dhe do të doja shumë që dashuria të ta kishte shpëtuar jetën. Pusho në paqe dhe në Parajsën e përjetshme djali im i dashur”, shkruhej në mesazhin e Drenas.
Leandro kishte luajtur në disa projekte filmike përfshirë këtu projektin e vitit 2018, “A Star Is Born”, ku e portretizoi rolin e Leo Stone. Po ashtu ka luajtur në filmin e vitit 2005, “The Collection” dhe në atë të vitit 2018, “Cabaret Maxime”.
Robert De Niro e ka vajzën 51-vjeçare, Drena, me bashkëshorten e tij të parë Diahnne Abbott. Çifti ishte i martuar nga viti 1976 deri më 1988, dhe së bashku e kanë edhe një djalë 46-vjeçar të quajtur, Raphael.
Aktori i njohur së fundmi e mirëpriti në jetë fëmijën e shtatë, një vajzë të quajtur Gia, të cilën e ka me të dashurën e tij Tiffany Chen.
Përgatiti: Edona Binaku