Aktori amerikan, Robert De Niro, ka njoftuar këtë javë se ka mirëpritur në jetë fëmijën e tij të shtatë, raportoi të martën “Daily Mail”.
Këtë e bëri të ditur kur është pyetur nga një gazetar se si ndihet si baba i gjashtë fëmijëve gjatë promovimit të filmit të ri “Për babanë tim”.
Ai tha se nuk i ka gjashtë por shtatë fëmijë, duke mos ndarë informacione për emrin apo gjininë e fëmijës së fundit.
Aktori 79-vjeçar nuk e zbuloi identitetin e nënës së foshnjës, por për herë të fundit ishte lidhur me instruktoren e arteve marciale, Tiffany Chen. Ata u fotografuan bashkë të kapur për dore në korrik të vitit të kaluar.
Përfaqësuesi i tij e konfirmoi se De Niro nuk ka gabuar dhe me të vërtetë ka shtatë fëmijë.
Më 22 mars, Tiffany është parë me bark të rrumbullakosur teksa po e shijonin një darkë me aktorin në Kaliforni.
-
Robert De Niro flet për eksperiencën e të qenit baba në moshën 80-vjeçare
-
Robert De Niro: Në Hollywood suksesi nuk është kurrë i garantuar
-
Robert De Niro shpreh mbështetje për vajzën e tij transgjinore
-
Brad Pitt ende s’i ka njoftuar fëmijët me të dashurën e re
-
Vdiq nipi i Robert De Niros në moshën 19-vjeçare