Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Robert De Niro, pasi mbuloi ballinën e revistës “People” ka folur rreth eksperiencës së të qenit baba në moshën 80 vjeçe.
Ai vitin e kaluar është bërë sërish baba, kësaj radhe i një vajze të vogël që quhet Gia, të cilën ai e ka me të dashurën e tij Tiffany Chen.
“Ajo është një bebe e adhurueshme. Shumë e ëmbël. E shikoj atë dhe të gjitha brengat më largohen. Është një gëzim dhe lehtësim kur jam me të qoftë edhe për një moment”, ka thënë aktori përgjatë intervistës.
De Niro gjithashtu ka thënë se familja e tij ka domethënie të madhe dhe kur bëhen bashkë të gjithë është çast shumë i rëndësishëm për të.
Nga viti 1976 deri në 1988 aktori ishte i martuar me ish-gruan e tij Diahnne Abbott dhe bashkë kanë dy fëmijë, Drena 56 vjeçe dhe Raphael 47 vjeç.
Edhe
Reagimi epik i De Niros kur mësoi se Al Pacino do të bëhet baba në moshën 83-vjeçare
Në vitin 1995 ai ka mirëpritur dy binjak, Aaron dhe Julian me të dashurën e atëhershme Toukie Smith.
Ai gjithashtu ishte i martuar edhe me Grace Hightower dhe para se të ndaheshin në vitin 2018, ata u bënë prindër të dy fëmijëve, Elliot e Helen Grace.
Kur fliste për vajzën e tij një vjeçe ai tha se të gjithë fëmijët e tjerë e duan shumë, madje edhe nipërit.
“Ajo është halla e tezja e tyre, kurse ata tashmë po bëhen adoleshentë”, ka thënë ai.
Së fundmi ylli është nominuar nga akademia e filmit për çmimin “aktori më i mirë në rol mbështetës”, për rolin e tij në filmin e regjisorit të mirënjohur, Martin Scorsese, “Killers of The Flower Moon”.
Për faktin se është nominuar për çmim Oscar ai ka thënë se nuk duhet të mendojë për fitim të çmimit pasi vetëm nominimi e ka gëzuar shumë.
Edhe
De Niro thotë se është bërë baba për herë të shtatë
De Niro ka thënë se do të ishte mirë që kolegia e tij në film, aktorja Lily Gladstone, të fitonte çmimin “aktorja më e mirë”, për të cilin është nominuar.
Ylli 80-vjeçar gjithashtu ka thënë se i pëlqen shumë të punojë si dhe është i gatshëm të pranojë gjithçka që i jep jeta.