Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Robert Pattinson: Si baba ndihem edhe i ri, edhe i vjetër

Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse

Robert Pattinson ndjehet edhe “shumë i vjetër” edhe “shumë i ri”, që kur është bërë baba për herë të parë.

Aktori i filmit “Twilight”, ka një vajzë me të dashurën e tij Suki Waterhouse, 32-vjeçare. Vajza ka lindur tre muaj më parë dhe ata kanë folur për të sa kanë qenë pjesë e shfaqjes së modës “Dior Menswear Spring/Summer 2025” në Paris.

“Të qenit baba më bën të ndjehen shumë i vjetër dhe shumë i ri në të njëjtën kohë”, ka thënë 38-vjeçari ka thënë në një video të ndarë për platformën X.

Duke shtuar se vajza e tij është “shumë e lezetshme”, ai ka shkruar se “është i befasuar se sa shpejt i shfaqet personaliteti”. “Edhe pse është tre muajshe, mendoj, ‘Oh, veç e shoh si kush është’”, ka shkrua ai.

Suki, e cila është gjithashtu këngëtare, ka folur për ndjenjën e të qenit nënë gjatë performancës së saj në festivalin “Coachella” në prill.

Edhe Robert Patinson nxitë spekulimet se është martuar me Suki Waterhouse Showbiz Robert Patinson nxitë spekulimet se është martuar me Suki Waterhouse

“Nuk e di nëse e dini, por kam pasur ndryshime të mëdha që më kanë ndodhur së fundmi në jetën time. Jam me fat që kam një vajzë dhe se kam takuar dashurinë e jetës sime”, ka thënë ajo para turmës.

Roberti dhe Suki kanë qenë së bashku që nga viti 2018 dhe edhe pse ka raportime se janë të fejuar, ata nuk i kanë konfirmuar këto thashetheme.