Aktori Robert Pattinson ka shtuar dyshimet se mund të jetë martuar në fshehtësi me partneren e tij, modelen dhe këngëtaren Suki Waterhouse.
Gjatë premierës së filmit “The Drama”, ku ai luan përkrah koleges së tij Zendaya, Pattinson bëri një koment të paqartë që nxiti spekulimet, ka shkruar People.
Kur u pyetën për sekretin më të madh që kanë mbajtur ndonjëherë, ai u përgjigj: “Është i njëjti që ke edhe ti”.
Ndërkohë edhe Zendaya gjithashtu është në qendër të thashethemeve për një martesë të mundshme me Tom Holland, u përgjigj më shkurt: “Asgjë që më vjen në mendje”.
Patinson dhe Waterhouse janë lidhur nga muaji korrik i vitit 2018 dhe, sipas burimeve për People, janë fejuar në muajin dhjetor të vitit 2023.
Edhe
Ndizet debati rreth marketingut të filmit “The Drama”
Ata u bënë prindër për herë të parë në muajin mars të vitit 2024, kur mirëpritën një vajzë.
Spekulimet për martesë u shtuan edhe më shumë në muajin janar 2025, kur aktorja Sharon Stone iu referua Pattinson si “burri” i Waterhousit gjatë një ngjarje të American Heart Association.
Waterhouse nuk reagoi publikisht ndaj këtij komenti.
“Të dy duan të martohen. Është e rëndësishme për ta”, ka thënë një burim.
Suki Waterhouse, e njohur edhe për rolin në serialin “Daisy Jones & The Six”, e bëri publike shtatzëninë në fund të vitit 2023.
Ndërkohë, Pattinson vazhdon të jetë një nga aktorët më të njohur të brezit të tij.
Ai u bë i famshëm me rolin e Edward Cullen në filmat “The Twilight”, përpara se të kalonte drejt filmave më artistikë si “Good Time” dhe “The Lighthouse”, që i sollën vlerësime nga kritika.
Më vonë, ai u rikthye në projekte të mëdha komerciale, duke luajtur rolin e Bruce Wayne në filmin “The Batman”.
Edhe
Zendaya sqaron se përse ajo dhe Holland s’do t'u përgjigjen spekulimeve për martesë
Filmi i tij më i ri, “The Drama”, i prodhuar nga studioja filmike A24, pritet të dalë në kinema më 3 prill.
Traileri i filmit: