Raportohet se aktori i njohur i Hollywoodit, Robert Pattinson, është fejuar me yllin televiziv Suki Waterhouse.
“Ata janë fejuar. Të dy po duan të martohen”, ka thënë një burim për revistën People.
“Roberti mezi po pret të bëhet baba. Është shumë i gatshëm. Lidhja e tij me Sukin është e jashtëzakonshme”, kishe thënë një tjetër burim për People.
Gjatë fillimit të kësaj javë çifti nxiti spekulimet për fejesë pasi Suki u pa duke mbajtur një unazë me diamant në dorën e majtë, përderisa ata u panë duke ecur në Londër gjatë së hënës, ka raportuar TMZ.
Gjatë nëntorit çifti bëri të ditur se po presin një fëmijë.
Edhe
Robert Patinson nxitë spekulimet se është martuar me Suki Waterhouse
Spekulimet e fejesës erdhën pasi Suki konfirmoi shtatzënësinë deri sa po performonte në skenën e festivalit “Corona Capital” në Meksikë.
Roberti dhe Suki u njoftuan në korrik të vitit 2018, pastaj pas katër vjetësh u shfaqën për herë të parë si çift në tepih të kuq kur shkuan në shfaqjen e brendit të modës Dior, ku shpalosej koleksioni i meshkujve për vjeshtën e vitit 2023. Shfaqja e brendit u mbajt gjatë dhjetorit të hershëm në 2022 në Giza, Egypt.