Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Robert De Niro thotë se u shokua kur dëgjoi se nipi i vdiq nga mbidoza

Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Robert De Niro, ka thënë se nuk mund ta besonte se nipi i vdiq nga mbidoza.

Në një intervistë për revistën “People”, DeNiro ka treguar së si u ndje kur e mori vesh se i ka vdekur nipi Leonardo De Niro Rodrigues.

80-vjeçari ka thënë se u shokua kur e mori vesh lajmin dhe nuk mund ta besonte dhe asnjëherë se kishte menduar se do të ndodhte.

“Mandej fillova të mendoj për të gjitha gjërat që do të ishte dashur t’i bëja me të. Nuk e di nëse kjo do të kishte ndikuar sado pak për të mirë, por gjithmonë ky mendim sillet në mendjen time”, ka thënë ylli i filmit “Killers Of The Flower Moon”.

“Nuk do të duhej të kishte ndodhur”, ka shtuar aktori.

Leonardo de Niro Rodrigues, i cili vdiq në moshën 19 vjeçe nga mbidoza në korrik të vitit të kaluar, është djali i vetëm i Drenas, të bijës 56 vjeçe të De Niros.

Edhe Vdiq nipi i Robert De Niros në moshën 19-vjeçare Showbiz Vdiq nipi i Robert De Niros në moshën 19-vjeçare

Vdekjen ia shkaktoi efekti toksik i përzierje së drogave si fentanyl, bromazolam, alprazolam, 7-aminoclonazepam, ketaminë dhe kokainë.

Këto droga të riut ia shiti një grua nga New-Yorku e quajtur Sophia Marks, e cila u arrestua dy javë pasi vdiq Leonardo.

Image