Aktorja Hayden Panettiere, ka vdekur nga efektet toksike të fentanilit, Xanax-it dhe disa drogave të tjera që u gjetën në organizmin e saj, sipas autopsisë së përfunduar nga Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut Greenville në Karolinën e Jugut.
Zyra e mjekut ligjor ka thënë se vdekja e Panettiere ishte aksidentale dhe se nuk u gjetën shenja traumash që do të kishin kontribuar në vdekjen e saj.
Panettiere vdiq muajin e kaluar në moshën 36-vjeçare, pasi u gjet pa ndjenja në një banesë në Karolinën e Jugut.
Aktorja e serialeve televizive amerikane “Heroes” dhe “Nashville” kishte folur hapur për betejën e saj me abuzimin me substancat.
Mjeku ligjor ka gjetur gjithashtu metokarbamol, një relaksues muskulor që jepet me recetë, dhe quetiapinë, një medikament antipsikotik që përdoret për trajtimin e disa problemeve të shëndetit mendor.
Edhe
DEA përfshihet në hetimin për vdekjen e Hayden Panettiere
Fentanili është një opioid sintetik që vetëm gjatë pesë vjetëve të fundit ka shkaktuar vdekjen e qindra mijëra amerikanëve.
Zyra e mjekut ligjor ka thënë se ekipet e emergjencës kishin “nisur masat e avancuara të mbështetjes kardiake, megjithatë përpjekjet për reanimim nuk kanë pasur sukses”.
Administrata Amerikane për Luftën kundër Drogave (DEA) thuhet se i ishte bashkuar hetimit të policisë lokale për vdekjen e yllit të Hollivudit.
Vetëm disa muaj para vdekjes, Panettiere kishte botuar një libër autobiografik, në të cilin kishte folur për problemet e saj me varësinë dhe depresionin pas lindjes.
Edhe
Thellohet misteri rreth vdekjes së Hayden Panettiereit
Panettiere ka treguar se ishte njohur me drogat rreth moshës 16-vjeçare, gjatë një daljeje në tapetin e kuq për serialin “Heroes”, kur një anëtar i ekipit të saj profesional i kishte dhënë diçka që e kishte quajtur një “pilulë të lumturisë” për t’i dhënë energji.
Vëllai i Panettiere, Jansen, ka vdekur në moshën 28-vjeçare nga një problem në zemër. Në librin e saj, Panettiere ka zbuluar se edhe vëllai i saj kishte luftuar me abuzimin me substancat narkotike.