KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Showbiz

Ο Χέιντεν Πανετιέρ πέθανε από υπερβολική δόση ναρκωτικών, σύμφωνα με νεκροψία

Hayden Panettiere

Φωτογραφία: Associated Press

Aktorja Hayden Panettiere, ka vdekur nga efektet toksike të fentanilit, Xanax-it dhe disa drogave të tjera që u gjetën në organizmin e saj, sipas autopsisë së përfunduar nga Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut Greenville në Karolinën e Jugut.

Zyra e mjekut ligjor ka thënë se vdekja e Panettiere ishte aksidentale dhe se nuk u gjetën shenja traumash që do të kishin kontribuar në vdekjen e saj.

Panettiere vdiq muajin e kaluar në moshën 36-vjeçare, pasi u gjet pa ndjenja në një banesë në Karolinën e Jugut.

Aktorja e serialeve televizive amerikane “Heroes” dhe “Nashville” kishte folur hapur për betejën e saj me abuzimin me substancat.

Mjeku ligjor ka gjetur gjithashtu metokarbamol, një relaksues muskulor që jepet me recetë, dhe quetiapinë, një medikament antipsikotik që përdoret për trajtimin e disa problemeve të shëndetit mendor.

Fentanili është një opioid sintetik që vetëm gjatë pesë vjetëve të fundit ka shkaktuar vdekjen e qindra mijëra amerikanëve.

Zyra e mjekut ligjor ka thënë se ekipet e emergjencës kishin “nisur masat e avancuara të mbështetjes kardiake, megjithatë përpjekjet për reanimim nuk kanë pasur sukses”.

Administrata Amerikane për Luftën kundër Drogave (DEA) thuhet se i ishte bashkuar hetimit të policisë lokale për vdekjen e yllit të Hollivudit.

Vetëm disa muaj para vdekjes, Panettiere kishte botuar një libër autobiografik, në të cilin kishte folur për problemet e saj me varësinë dhe depresionin pas lindjes.

Panettiere ka treguar se ishte njohur me drogat rreth moshës 16-vjeçare, gjatë një daljeje në tapetin e kuq për serialin “Heroes”, kur një anëtar i ekipit të saj profesional i kishte dhënë diçka që e kishte quajtur një “pilulë të lumturisë” për t’i dhënë energji.

Vëllai i Panettiere, Jansen, ka vdekur në moshën 28-vjeçare nga një problem në zemër. Në librin e saj, Panettiere ka zbuluar se edhe vëllai i saj kishte luftuar me abuzimin me substancat dhe kishte përdorur heroinë dhe kokainë para vdekjes së tij.