Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq legjenda e rokut, Jeff Beck

Ka vdekur në moshën 78-vjeçare, kitaristi legjendar britanik, Jeff Beck.

Ylli i rokut, i cili javë më parë përfundoi një turne bashkë me aktorin, Johnny Depp, ka vdekur i qetë, ka njoftuar familja e tij të mërkurën.

“Në emër të familjes, me pikëllim të thellë ndajmë lajmin për vdekjen e Jeff Beck”, thuhet në njoftim.

Sipas familjes, vdekja e tij ka ardhur pas kontraktimit të papritur të meningjitit bakterial.

Image
Artikuj të ngjashëm