Showbiz

Muzikanti John Regan vdiq në moshën 71-vjeçare

John Regan, basisti që ka luajtur me Peter Frampton, David Bowie dhe Mick Jagger, ka vdekur të premten në moshën 71 vjeç, raportoi të dielën “Fox News”.

Shkaku i vdekjes së tij ende nuk dihet.

Frampton, së bashku me disa nga muzikantët me të cilët Regan performoi përgjatë viteve, kanë shkruar për vdekjen e Reganit në rrjetet sociale.

"Mund të ketë vetëm një numër të vogël të njerëzve që vijnë në botën tuaj dhe pasurojnë vërtet jetën tuaj. Unë kam humbur një nga miqtë e mi më të afërt", shkroi Frampton në Twitter. "Ai sigurisht e pasuroi jetën time për shkak të personit dhe muzikantit të madh që ishte. John Regan ishte më i miri prej nesh. Ai bëri gjithçka për të ndihmuar njerëzit kur gjërat nuk ishin në rregull”, shtoi ai teksa e ngushëlloi familjen e të ndjerit.

Vokalisti Tod Howarth, i cili performoi me Reganin dhe ish-kitaristin e Kiss Ace Frehley në grupin Frehley's Comet, ka reaguar gjithashtu në Facebook. Ai tha se ka folur me Reganin në telefon gjatë mëngjesit të vetëm një dite më parë.

“Johni sigurisht që ishte një talent i klasit botëror dhe një qenie njerëzore e jashtëzakonshme dhe nga niveli personal, ai ishte përgjegjës që unë të bashkohesha me Ace dhe Antonin”, ka shkruar ai.