Legjenda e rockut, Ozzy Osbourne, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, ka njoftuar familja e tij të martën në mbrëmje.
Osbourne vetëm pak javë më parë u ngjit për herë të fundit në skenë me bashkanëtarët e grupit legjendar “Black Sabbath” në një koncert në “Villa Park”, Birmingham.
Në një deklaratë të familjes, thuhet se Ozzy u nda nga jeta “i rrethuar me dashuri”.
I njohur si “Princi i Errësirës” për shkak të performancave të tij unike në skenë dhe stilit të errët që i dha identitet muzikës ‘heavy metal’, Ozzy u rikthye në skenë më 5 korrik të këtij viti për një set prej pesë këngësh së bashku me Geezer Butler, Tony Iommi dhe Bill Ward.
Koncerti u cilësua si “shfaqja më e madhe ‘heavy metal' e të gjitha kohërave”, ku Osbourne performoi me buzëqeshje përballë fansave që e brohoritnin. Pas performancës, ai qëndroi në prapaskenë dhe pa momentin kur vajza e tij, Kelly, u fejua me partnerin e saj, Sid Wilson.
Megjithatë, rokisti kishte deklaruar se ky do të ishte performimi i tij i fundit, për shkak të problemeve shëndetësore, pasi në vitin 2020 kishte bërë publike betejën me sëmundjen e Parkinsonit.
-
Ozzy Osbourne – “Princi i errësirës” që i dha dritë “heavy metalit”
-
Ozzy Osbourne vdiq nga sulmi në zemër, tregon certifikata e vdekjes
-
“Humbëm vëllain tonë”, yjet e muzikës dhe fansat i bëjnë homazhe Osbournes
-
Marshi drejt koncertit të fundit të Ozzy Osbourne
-
Matthew Perry shkonte në shtëpinë e Ozzy Osbournet për takime të “Alkoolistëve Anonimë”