Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Matthew Perry shkonte në shtëpinë e Ozzy Osbournet për takime të “Alkoolistëve Anonimë”

Ozzy Osbourne dhe Matthew Perry

Ozzy Osbourne dhe Matthew Perry

Këngëtari i ndjerë, Ozzy Osbourne ka zbuluar në librin e tij të fundit me kujtime se aktori i ndjerë i serialit “Friends”, Matthew Perry, merrte pjesë në takimet e Alkoolikëve Anonim (AA) që zhvilloheshin në shtëpinë e tij.

Rokeri legjendar i grupit “Black Sabbath”, i cili u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare në muajin korrik, e ka treguar këtë në librin e tij të botuar pas vdekjes me titull “Last Rites”, ka raportuar FemaleFirst.

Ai ka shkruar se aktori, i cili ndërroi jetë në vitin 2023 në moshën 54-vjeçare nga mbidoza me ketaminë, shkonte shpesh në shtëpinë e tij në Los Angeles për të qëndruar i pastër nga varësia.

“Ai vinte në shtëpinë tonë për takime të AA-së, ose kështu më thotë gruaja ime. Ishte një djalë jashtëzakonisht i talentuar dhe plot humor. Dhe po përpiqej me gjithë shpirt”, ka shkruar në një pjesë të librit, Osbourne për Perryn.

Rokeri i njohur për këngën “Paranoid” kujton trishtimin e madh që ka ndjerë kur mori lajmin për vdekjen e Perryt, aktorit që u bë i famshëm me rolin e Chandler Bing në serialin “Friends”.

Edhe Dënohet ish-asistenti i Matthew Perryt pasi i injektoi aktorit ketaminë para vdekjes Showbiz Dënohet ish-asistenti i Matthew Perryt pasi i injektoi aktorit ketaminë para vdekjes

“Një ditë, ai dëgjoi zërin e varësisë që i tha se ishte në rregull të ‘kthehej përsëri’, dhe kaq, loja mbaroi. U ndjeva shumë i trishtuar kur dëgjova se e kishin gjetur në vaskë, pa ndjenja, me ketaminë në trup. Kishte bërë gjithçka për të qëndruar i pastër. Por nuk mjaftoi”, ka shkruar rokeri.

Osbourne ka treguar gjithashtu se, për të luftuar varësitë e tij, kishte menduar të provonte trajtimin me ketaminë, të njëjtin nga i cili krijoi varësi Perry, por përvoja e parë e bëri të hiqte dorë menjëherë.

“Më dhanë një dozë shumë të vogël. Një mikrodozë, siç e quajnë. Por sapo e ndjeva efektin, një ndryshim i lehtë, por i qartë në mendje, mendova me vete: ‘Po, me këtë do të mund të argëtohesha shumë’”, ka treguar këngëtari.

Ai ka shtuar se për herë të parë pas shumë vitesh, ishte i sinqertë me veten.

“Kur dola nga klinika e ketaminës, i premtova vetes se nuk do ta lejoja më kurrë varësinë të më vidhte shpirtin”, ka shkruar në libër ylli i ndjerë.

Osbourne ka kujtuar se edhe vetë takimet e AA-së e kishin ndihmuar shumë në vitin 2012, kur “kishte rënë sërish në varësi”. Ai mori pjesë në 90 takime brenda 90 ditëve në West Hollywood.

Edhe Prindërit e Perryt ia vënë fajin kryesor doktorit për vdekjen e djalit Showbiz Prindërit e Perryt ia vënë fajin kryesor doktorit për vdekjen e djalit

“Më ndihmuan shumë ato takime të AA-së. Më ndihmuan të filloja rrugën drejt kthimit në jetën pa alkool. Kur je vetëm, zëri në kokë bëhet shumë bindës”, ka shkruar ai.